Categories Lajme

Aeroporti i Vlorës/ Rama: Javën e parë të tetorit marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur më pas kontratën e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në javën e parë të tetorit procesi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të rihapet me marrjen e ofertave ndërkombëtare, për të lidhur pastaj kontratën.

Në fjalën e tij në prezantimin e projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, Kryeministri Rama tha se “procesi për fillimin e punës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës u ndërpre nga karantina e përgjithshme dhe të gjitha kompanitë e interesuara bënë kërkesa në drejtimin tonë jo vetëm për aeroportin e Vlorës, por për të gjitha llojet e projekteve që të shtyhen proceset”.

“Ne bëmë që procesin e ngrimë aty ku ishte që do të thotë që në pak ditë në javën e parë të tetorit procesi do të rihapet dhe janë vetëm pak ditë ende, se do fillojë aty ku u ndërpre, që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur pastaj kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës”, – tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “sigurisht që kjo të kishte ndodhur më parë por eksperienca më ka mësuar dhe kam mësuar këdo që merret me projekte dhe punë të kësaj natyre, jo vetëm me aeroporte, por edhe të tjera punë që lidhen me infrastrukturën rrugore, shëndetësore, arsimore etj., që ka të papritura, vonesa ka nevoja që shfaqen rrugës dhe janë të paparashikuara”.

“Patjetër që ndërkohë që unë flas ka njerëz që bëjnë komentet e tyre dhe thonë prit njëherë se duhet bëhet bërë aeroporti, se nuk është bërë aeroporti apo sapo erdha në aeroport. Të gjitha ironitë e vlonjatëve dhe shqiptarëve në përgjithësi sidomos të atyre që nuk i kanë thënë kurrë punës ‘Mirëmëngjes!’, edhe që me paratë e prindërve konsumojnë kafe e luajnë me iphone, por edhe atyre që kanë mërzitë e veta e padurimin që nuk kursejnë buzëqeshjen apo edhe sharjet duke hedhur romuze që këtu ne jemi të gjithë njësoj dhe këtu nuk ka ndryshuar asgjë, por madje është bërë më keq seç ka qenë”, – theksoi Rama.

Janë fjalë, vijoi Rama, që mund t’i dëgjosh rëndom, por janë fjalë që nuk kanë lidhje me realitetin, jo se realiteti në Vlorë, por në gjithë Shqipërinë është një realitet rozë për të gjithë, as se transformimi ynë ka arritur ta bëjë Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë.

“Këtë as nuk e kemi thënë se do të jetë një objektiv në kohën që ne kemi detyrën dhe as nuk e kemi shkuar në mend, por nga ana tjetër ne ballafaqohemi edhe me problemin e  madh të dezinformimit të vazhdueshëm, të shpifjeve, sajesave dhe për fat të keq, siç vërtetojnë edhe studimet e bëra botërisht mbi rrjetet sociale, fjala e popullit që ‘kur gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës, e vërteta akoma s’ka vesh pantallonat’ rezulton të jetë e vërtetë. Prirja për të besuar gënjeshtrat, sajesat dhe të pavërtetat është shumë më e madhe sesa prirja për të vërtetuar faktet”, – tha Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME