Dy ditë para afatit të ligjshmërisë, dyqanet e basteve sportive po ulin qepenët. Shumë biznese kanë mbyllur aktivitetin dhe kanë nxjerrë ambientet me qera, ndërsa disa të tjerë kanë gjetur si zgjidhje mbajtjen e biznesit si barë-kafe.
Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shihen punëtorët e një biznesi, të cilët po çmontojnë logon e kompanisë së basteve “Euro Lloto”.
“Lamtumirë” shkruan Rama krahas fotos së publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.