Categories Lajme

Agim Kajmaku në arrati, deputetja e PS: Ne s’kemi asnjë përgjegjësi politike e morale!

Partia Socialiste nuk sheh asnjë përgjegjësi të sajën në lidhje me Agim Kajmakun, kryebashkiakun e shkarkuar nga detyra si dhe tashmë të shpallur në kërkim për disa vepra penale. E ftuar në ‘mbrëmje në Abcnews’, deputetja e PS-së dhe njëherësh drejtuesja e komisionit parlamentar të sigurisë Ermonela Felaj, u shpreh se socialistët nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie politike apo edhe morale mbi Kajmakun edhe pse ky i fundit u zgjodh pikërisht nga socialistët në zgjedhjet e 30 qershorit për të drejtuar bashkinë e Vorës.

“Ky rast nuk identifikohet me PS, është një çështje që po e ndjek Prokuroria. Nuk ka asnjë përgjegjësi sa kohë që nuk i kemi dhënë asnjë mbështetje, nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie, as morale as politike. Kemi bërë shkëputje nga këta persona dhe kjo është realizuar me ligjin e dekriminalizimit. PS është partia më e votuar e shqiptarëve”, deklaroi Felaj. Në lidhje me përplasjen mes shumicës qeverisëse dhe Presidentit, Felaj u shpreh se vlerësimin e kandidatëve e për Gjykatën Kushtetuese e bën KED dhe jo Meta.

“Ishte konsumuar zgjedhja e presidentit duke kaluar afati tre ditor, lista kishte rënë dhe nuk mund ti kthehej me asaj liste. Sipas këndvështrimit tim nëse presidenti ruan një gjykim tjetër për mënyrën e përcakitimit të radhës është çështje që i përket vetë presidentit”, tha Felaj./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME