Categories Kulture

Agim Shuke si dhe shumë aktorë të teatrit tonë të Vlorës, Qofshin të paharruar!

Një telefonatë nga doktori i mirënjohur Kristaq Pavli më nxiti të hyja në dosjet e arkivave të teatrit të Vlorës. Doktori me shumë mirësjellje më kërkonte disa foto nga rolet e aktorit të ndjerë Agim Shuke interpretuar këtu, në teatrin tonë. Ja kërkonin familjarët për ndonjë botim apo dokumentarë në kujtim të aktorit të mirënjohur që u largua nga kjo jetë në mënyrën më tragjike të mundëshme, në vitin e largët ’92. Ky brez, ndoshta nuk e njeh fare Agim Shuken, ose ndoshta mund ta ketë parë në ekran në ndonjë film a si “dajo Zenua” tek komedia ” Shi në plazh”, por shumica nuk e dinë që Agimi ka qenë një ndër aktorët “primarë” dhe nga më të mirët e trupës së teatrit profesionist të Vlorës, ish “7 Nëntori” dhe sot “Petro Marko”. Aktor nga ata prej vërteti, plot talent dhe nur skenik, me një vokal, temperament dhe plastikë aktoriale mjaft të admirueshme…

I domosdoshëm dhe shumë i kërkuar nga pothuaj të gjithë regjisorët e teatrit dhe kinemasë. Për gati njëzetë vjet, Ai, kontribuoj suksesshëm me dhjetra role dhe krye role në teatrin e Vlorës , në dramë dhe komedi, duke realizuar figura artistike me nivel shumë të lartë e duke u bërë një emër elitë përkrah emrave të tjerë të teatrit tonë si Liza Laska, Albert Verria, Vaso Godo, Sandër Pogaçe, Adem Gjyzeli, Vangjel Panozaqi, Llambi Kaçani, Atiqet Bendo, Afërdita dhe Jorgaq Tushe, Ali Roshi, Astrit Hasho, Bujar Asqeriu, Arqile Nasho dhe shumë e shumë të tjerë…

Shumë nga shfaqjet ku Agimi ka interpretuar si : “Jatagani”, “Fytyra e dytë “, “Lidhur si fishekë gjerdani”, “Njerez te brezit tone”‘ ” Buka e duarve tona”, ” Kur mbyllim fontanen”, ” Shqipet e sterralles “, “Shpartallimi ” dhe shumë të tjera, kanë mbetur në fondin e artë të kësaj trupe. Në 1986 Agimi largohet nga teatri i Vlorës dhe shkon në Tiranë si pedagog i mjeshtërisë së aktorit ne ILA, sot Universiteti Arteve , detyrë të cilën e mbajti gjer në fund të jetës së tij. Agim Shukes ja prenë jetën në mes, vetëm 50 vjeç, e v ranë br utalisht në ato kohë të trazuara dhe të rremujshme të vitit 1992, dhe akoma sot e kësaj dite vr asësi dhe motivi v ra sjes, nuk janë gjendur ! Është ndoshta rasti i vetëm në botë, i vra sjes së një artisti kaq mizorisht dhe i pazbardhur kr imi…

E kujtuam krejt rastësisht sot aktorin tonë Agim Shuke, pa patur ndonjë përkujtimore apo ndonjë motiv jubilar, por thjesht nga një telefonatë e doktorit të mirë Kristaq Pavli për të nxjerre nga arkiva disa foto që i duhen familjes së të ndjerit aktor… por ja që kërkimi nëpër arkiva na bëri të kujtojmë të mirin Agim Shuke si dhe shumë aktorë të teatrit tonë të Vlorës të cilët nuk jetojnë më…Qofshin të paharruar ! Nga Genc Demiraj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME