Categories Sport

Agjenti i Hysajt: Ja kemi komunikuar Napolit lajmin

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni. Kapiteni i Kombëtares sonë do të largohet në verë, për të shmangur transferimin me kosto zero në verën e vitit 2021. Shkodrani nuk ka rinovuar kontratën me klubin napolitan, edhe pse ishte në tratativa prej kohësh. Lajmin e ka dhënë Mario Giuffredi, agjent i mbrojtësit në një intervistë të dhënë për “Kiss Kiss Napoli”.

“I kemi komunikuar Napolit dhe presidentit De Laurentiis, që nuk do të rinovojmë kontratën. Vullneti është që të largohet. Vendimin ja kemi 15-20 ditë më parë, tani edhe Napoli ka interes që të gjejë një zgjidhje për futbollistin, duke parë se i skadon kontrata. Në këtë sension merkatoje mund të ketë 1000 kthesa gjatë tratativave. Ne ja kemi thënë vendimin tonë De Laurentiis”, u shpreh Giuffredi. Pritet që Hysaj të largohet te skuadra e Romës, që e kërkon prej muajsh, por skuadra e Napolit nuk e lejoi këtë lëvizje. Shkodrani do të ketë mundësinë për të luajtur titullar te ekipi verdhekuq, duke rigjetur vazhdimësinë e munguar deri më tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME