Categories Showbiz

Agron Llakaj te ‘Porokallia’? Aktori i njohur i jep njëherë e mirë fund zërave

Agron Llakaj nuk e mendon më rikthimin në skenën e programit të humorit “Portokalli”! Të paktën kështu është shprehur aktori në një prononcim për “revistawho.com”, për të cilën thotë se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht. Aktori i njohur i “AlPazar”, shpreh mirënjohjen për “Portokalli”-në, duke e quajtur “akademia e parë e humorit shqiptar” dhe thotë se nuk do të donte kurrë një mbyllje të saj.

“Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj race njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qàmeti! “Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkàtërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”, thotë Llakaj.

E megjithatë ai nuk e mòhon në asnjë moment ftesën nga drejtuesit e “Top Channel” për t’u rikthyer dhe thotë gjithashtu se ka oferta për t’u larguar nga “Vizion Plus” me të dyja projektet e tij televizive. “Sa i takon fjalëve… është e vërtetë që kam ftesa edhe për “Al Pazar”, por edhe për “Fake Off”, që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur do vendos! Por do të shtoja, njerëzit kanë aq shumë hàlle e probleme jetike dhe s’do të dijë njeri as ku shkon Agroni apo dikush tjetër.

Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku”, përfundon Llakaj. Mos ndoshta do e shohim në një televizion tjetër në sezonin e ri?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME