Categories Lajme

Agron Tufa kërkon azil politik/ Gentiana Sula: Ligjet tona nuk vepruan, u largua nën presionin e kërcënimit me jetë

Kërkesa e Agron Tufës familjarisht për azil politik në Zvicër ka sjellë shumë reagime në vend.

Së fundmi kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula shprehu keqardhjen që Tufa është larguar nga Shqipëria pas kërcënimeve me jetë. Ajo thekson se për këtë rast nuk kanë vepruar ligjet në vend.

“Kam ndjekur me shqetesim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar qe keto do te trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do te ndaleshin.

Qe nje zyrtar i larte shteteror ndermerr nje hap te tille, tregon se institucionet qe duhet ta mbrojne, ligjet tona, nuk kane vepruar.”, shkruan ajo ndër të tjera në Facebook.

Postimi i plotë:

Ndjehem sot e keqardhur qe kolegu Agron Tufa, nen presionin e kercenimit me jete per vete dhe per familjen e tij, u detyrua te lere vendin ne kerkim te azilit politik.

Kam ndjekur me shqetesim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar qe keto do te trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do te ndaleshin. Qe nje zyrtar i larte shteteror ndermerr nje hap te tille, tregon se institucionet qe duhet ta mbrojne, ligjet tona, nuk kane vepruar.

Me Z. Tufa kemi kendveshtrime te ndryshme per qasjet mbi perballjen me te shkuaren diktatoriale, por na ka bashkuar qellimi i perbashket dhe bindja se nuk ka demokraci te qendrueshme pa dekomunistizim te shoqerise sone. Kam vleresuar gjithmone kurajon e tij, pasionin dhe penen e zhdervjellet, dhe shpresoj qe zeri i tij nuk do te na mungoje.

Sulmet ndaj Tufës dhe përplasja me Brahon:

Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho. Herë pas herë, vetë shkrimtari ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet kërcënuese që ka marrë, edhe nëpërmjet avokatit të tij Kujtim Cakranit. Tufa publikoi edhe mesazhet në rreshtat e të cilëve shkruhej edhe se e priste gropa.

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME