Categories Lajme

Ahmetaj premtoi paketë ndihme, OSHEE gati kërkesën për rritje të çmimit të energjisë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë njoftuar Entin Rregullator të Energjisë që do të depozitojnë dosjen me kërkesën për rritjen e çmimit. Një burim brenda “ERE”-s i tha “ABC”-së se OSHEE dhe OST pritet që t’i depozitojnë kërkesat e tyre në ditët në vijim.

Por cilat janë argumentet? OSHEE dhe OST në raportet e tyre pritet që të justifikojnë kërkesën për rritjen e çmimit me humbjet dhe kostot.

Kjo nuk është hera e parë që këto dy institucione bëjnë kërkesa të tilla. Prej vitit 2014, kur ishte rritja e fundit e çmimit të energjisë, OSHEE dhe OST kanë bërë disa kërkesa drejtuar “ERE”-s, por bordi i këtij institucioni i ka rrëzuar vit pas viti. Megjithatë nuk dihet se cfarë do të ndodhë për vitin 2022, nëse në fuqi do të jenë të njëjtat tarifa, apo do të ketë rritje.

Kërkesa nga OSHEE dhe OST ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë vjen në një moment kur Edi Rama paralajmëroi një krizë energjetike duke sjellë revoltë te qytetarët, por zv/ kryeministri Arben Ahmetaj tha dje se është ngritur një grup pune me qëllim përgatitjen e një pakete për të ndihmuar shtresën në nevojë dhe biznesin e vogël përballë krizës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME