Categories Lajme

“Ai di diçka, por nuk flet”, 2 vite nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, dëshmia e re sjell “kthesë” në hetime

Autoritetet greke kanë qenë në gatishmëri kërkimesh 24 orët e fundit , dy vite pas zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili, e cila është zhdukur nga Koropi dhe familja ende e kërkon.

Rasti është sërish në faqen e parë të gazetave dhe në fokus të mediave pas dëshmisë të nxjerrë në dritë nga emisioni “Dritë në tunel”, sipas së cilës Artemis është parë në plazhin e Agia Marinës një ditë pas zhdukjes së saj, të premten, 16 tetor 2020.

E reja e zhdukur thuhet se ishte ulur e vetme në një stol. Kjo dëshmi konsiderohet e fortë dhe i jep një kthesë të re hetimeve të Policisë të “mbytur” tashmë prej dy vitesh, ndërkohë që nuk ishte kërkuar asnjëherë në këtë zonë.

Avokati i familjes, Anastasios Dugas, u shpreh: Është diçka e re kjo dëshmi. Ndërsa më parë personi i fundit e kishte parë në stacionin e autobusit duke pritur dikë, tani vjen një dëshmi që ndryshon të gjitha faktet dhe na thotë se e sheh në plazhin e Agia Marinës. Kjo zonë nuk ishte kontrolluar kurrë. Besojmë se këtë javë do të jepet urdhër për kontroll edhe në këtë zonë.

Vlen të theksohet se plazhi i Agia Marinës nuk ishte i panjohur për vajzën, pasi ajo shkonte atje për të notuar me miqtë e saj. Ajo kishte shkuar në të njëjtin plazh me ish-të dashurin, para se ai ta refuzonte dhe ta fshinte nga rrjetet sociale.

Ai vetë ka folur për për këtë takim, por pa mundur të ndihmojë autoritetet. Dosja për zhdukjen e 19-vjeçares i ka kaluar prokurorisë nga Departamenti i Vrasjeve i Sigurimit të Atikës, e cila do të vendosë nëse hetimet do të vazhdojnë. Nga ana e familja besohet se hetimi i autoriteteve duhet të vazhdojë, pasi dikush nga rrethi i saj i miqve ka lënë një takim me vajzën mesditën e së premtes, 16 tetor 2020.

Në fakt, një i afërm i saj e kishte parë duke pritur për një orë në stacionin e 2-të të Atikës. Prej aty kalon linja 330 që shkon në Agia Marina. Pas dëshmisë së re të një banoreje të zonës, e cila e ka parë në plazhin e Agia Marinës, policia duhet të fokusohet në këtë pikë për të kërkuar vajzën e zhdukur.

“Jemi të sigurt që atë ditë kishte lënë takim me dikë për t’u takuar. Ajo mori një telefonatë në Viber, shkoi në dhomën e saj, foli dhe u largua e lumtur”, tha avokati, i cili po bën apel që kushdo që di diçka të flasë.

“Një dëshmitar i veçantë, të cilin e kemi vënë në dukje, nuk ka thënë të vërtetën plotësisht. Duhet të dalë dhe të thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ai di gjëra dhe situata rreth Artemidës. Ai është personi i fundit që ka pasur kontakt”, thekson avokati i familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME