Categories Lajme

Shkup/ Çuçi nënshkruan dy marrëveshje: Bashkëpunim policor dhe lëvizje në pikën e përbashkët kufitare të Qafë Thanës

Në përfundim të mbledhjes mes qeverive të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, ministrat e Brendshëm Çuçi dhe Spasovski, nënshkruan dy marrëveshje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin policor dhe me qarkullimin e lehtësuar të shtetasve në dy anët e kufirit.

Në marrëveshjen e bashkëpunimit policor, përcaktohen kushtet dhe mënyrat e ndërtimit të strukturave të përbashkëta hetimore, të tipit “task force”, për luftën kundër krimit të organizuar, gjë që mundëson shkëmbimin e shpejtë të informacioneve dhe ndërmarrjen e veprimeve operacionale. Kjo marrëveshje do të jetë një instrument i rëndësishëm në duart e dy agjencive tona policore për luftën e krimit të organizuar, i cili, siç u shpreh Ministri Çuçi “nuk ka as kombësi as shtetësi”.

Marrëveshja tjetër ka të bëjë me procedurat lehtësuese të lëvizjes në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë Thanë, e cila është porta kryesore e lëvizjes në të dy anët e kufirit të përbashkët. Çuçi tha që infrastruktura tashmë është pothuajse e gatshme dhe ky regjim i kontrollit me një ndalesë në të dy anët e kufirit, shumë shpejt do të bëhet realitet.

Ministri u shpreh që në këtë pikë kufitare synohet të arritje niveli i bashkëpunimin që kemi tashmë me Republikën e Kosovës, qoftë në numër të shtetasve që do të lëvizin, ashtu edhe të mallrave etj.
Çuçi u shpreh besimplotë se në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, do të realizohet edhe nisma për hapjen e pikave 24 orëshe për lëvizjen e banorëve të të dyja anëve të kufirit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME