Categories Lajme

Air Albania, sa janë çmimet e biletave drejt Romës, Bolonjës, Milanos, vetëm 1-2 euro më pak se operatorët e tjerë

Air Albania ka publikuar dje në faqen e saj të internetit çmimet për fluturimet e reja që do të nisë drejt tre destinacioneve të Italisë, Romës, Milanos dhe Bolonjës, të cilat janë aktive nga fundi i shtatorit.

Kompania, me flamur shqiptar, që ka nisur aktivitetin pak muaj më parë, ndryshe me destinacionin e parë, që ishte tepër i shtrenjtë, me bileta që kushtonin deri në 300 euro për një drejtim, është më konkurruese me çmime për Italinë.

Ekzistenca e disa operatorëve në linjat drejt Italisë ka bërë që Air Albania të ofrojë çmime të ngjashme me ta, me një luhatje fare të vogël, si një apo dy euro më të lira, teksa mesatarisht nëse prenoton dy muaj më parë, mund të udhëtosh vajtje ardhje me Air Albania me 100-110 euro në tre destinacionet e reja.

Këtë vit, biletat vajtje-ardhje drejt Italisë kanë shënuar një rënie të ndjeshme, ku përveçse në periudhat e pikut në verë e Vit të Ri, ato janë luhatur në 100-130 euro.

Monitor bëri në faqet përkatëse për një udhëtim vajtje- ardhje në datat 4 dhe 7 tetor.

Roma

Nëse marrim udhëtimin vajtje-ardhje nga Tirana në Romë, ne datat 4 dhe 7 tetor, me Air Albania, çmimi është 109.2 euro.

Me Blue Panorama, bileta kushton 110.2 euro.

Me Alitalia, për të njëjtat data, bileta kushton 116.1 euro

Milano

Po për të njëjtat data (vajtje 4 tetor dhe  kthim 7 tetor) për në Milano, me Air Albania, bileta kushton 109.4 euro .

Me Blu Panorama, bileta është e disponueshme për 110.4 euro

Me Fly Ernest, mund të shkosh e të vish me 111.8 euro

Bolonja

Bolonja është më e lirë. Me Air Albania, po në datat 4 dhe 7 tetor, udhëtimi kushton 98.59 euro.

Me Blue panorama kushton 101.68 euro.

Çmime të ngjashme ka dhe Fly Ernest, me 101.8 euro.

Burimi: Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME