Categories Lajme

Fëmijët dhe të moshuarit, këshillat si të mbroheni nga temperaturat e larta gjatë verës

Gjatë verës temperaturat e larta janë një problem për fëmijët dhe të moshuarit. Për fëmijët duhet të keni kujdes në plazh, ndërsa të moshuarit nuk duhet të lëvizin gjatë orëve të drekës. Ja disa nga këshillat:

Këshilla për fëmijët

  • Nuk duhen ekspozuar në diell fëmijët deri në moshën 6-muajshe
  • Fëmijët absolut nuk duhen ekspozuar në diell mes orës 11:00–17:00
  • Fëmijët ditët e para të ekspozimit në diell duhen mbajtur të veshur me rroba prej pambuku
  • Mbajuni në kokë kapele me anë të gjëra që të mbrojë veshët, fytyrën apo hundën
  • Fëmija duhet të mbajë syze dielli të errëta
  • Kremrat mbrojtëse duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës, por gjithnjë me numër mbi 15
  • Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersitjes apo fshirjes me peshqir
  • Duhet t’u jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella
  • Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale

Këshilla për të moshuarit

  • Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës, freskojini dhomat në mëngjes dhe darkë.
  • Daljet në diell në orët e nxehta, 11:00–17:00 duhen evituar dhe reduktoni sforcot fizike në këto orë
  • Mbani kapele apo çadër kur dilni në rrugë
  • Vishni rroba të gjëra, të lehta, me ngjyra të çelura dhe mundësisht prej pambuku.
  • Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme (1,5 – 2 litra në ditë ) edhe nëse nuk keni etje.
  • Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.
  • Freskohuni herë pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta në krahë, qafë, ballë për të ulur temperaturën e trupit.
  • Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavatet dhe frutat.
  • Përdoreni kripën në sasi minimale.

Këshilla të veçanta për frekuentuesit e plazhit

  • Ekspozohuni gradualisht në diell dhe jo menjëherë.
  • Lyeni trupin me produkte mbrojtëse 15 – 20 minuta para se të ekspozoheni në diell(UVA+UVB)
  • Përdorni produkte mbrojtëse për trupin me faktor të lartë mbrojtës mbi 15
  • Trupi duhet lyer shpesh, mbas çdo larjeje, djersitje apo fshirje me peshqir dhe në sasi të mjaftueshme, 36 mg për një lyerje për një trup mesatar, ose gjashtë lugë çaji
  • Kujdes! Faktorët mbrojtës janë produkte kozmetike të afta të thithin ose të pengojnë rrezet ultraviolet A dhe B, por nuk të mbrojnë plotësisht
  • Tregoni shumë kujdes për fëmijët, mbani me veshje pambuku, kapele dhe syze

Këshilla për frekuentuesit e malit apo fshatit

  • Në çdo 1000 m lartësi mbi nivelin e detit sasia e rrezeve ultraviolet shtohet me 11-12%, ose për çdo 300 m rritet me 4%. Rrezatimi diellor në male është shumë më intensive se në det
  • Në fshat dhe në mal gjatë verës, mund të hasen insekte të ndryshme, mushkonja, bletë, grerëza, gjarpërinj etj., që shkaktojnë pickime apo kafshime të dhimbshme, por në ndonjë rast japin edhe alergji deri nganjëherë reaksione shumë serioze
  • Është e rëndësishme për të patur me vete medikamente të urgjencës
  • Pini rregullisht ujë dhe në sasi të mjaftueshme, të paktën 2 litra në ditë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME