Categories Sport

Ajaxi shkatërron për 32 minuta Den Haagun, shkon +3 pikë nga PSV-ja

Ajaxi i Amsterdamit iu përgjigj fitores së një ditë më parë të PSV Eindhovenit (1-4 nda Waalwijk) me suksesin 2-4 në fushën e Den Haag. Në fakt, “harkëtarëve” iu mjaftoi vetëm pjesa e parë për të hipotekuar tri pikët, pasi të katër golat i shënuan brenda 32 minutave lojë.

E hapi serinë Tadic, në minutën e 20-të, ndërsa dy minuta më vonë dyfishoi veterani Huntelaar. Labyad sigloi të tretin pa u mbushur gjysmë ore lojë e sërish Huntelaar, pas vetëm dy minutave, realizoi të katërtin dhe të fundit për Ajaxin.

Gjatë pjesë së dytë skuadra e drejtuar nga Ten Hag lëshoi terren, duke pësuar dy gola që mbajnë firmën e Kramer dhe Bourard, por pa rrezikuar fitoren. Heerenveeni u beafasua 1-2 në fushën e tij nga Heracles, që kaloi në epërsi të dyfishtë falë golave të Burgzorg dhe Knoester, para se të Veeman të shënonte golin e nderit për vendasit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME