Reperi kosovar, Gramoz Aliu, i njohur në botën e artit si Mozzik, ka folur për Loredaënën për herë të parë pasi dyshja morën vendimin të ndaheshin.I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, reperi u pyet se sa të dashura serioze ka patur. Pa u menduar shumë këngëtari përmendi Loredanën, si nënën e vajzës së tij.
“E dinë të gjithë që vetëm një dhe ajo është nëna e vajzës time, Loredana,”– tha këngëtari duke shkatuar një atmosferë mjaft emocionuese në emision. Dyshja janë ndarë zyrtarisht prej rreth dy muajsh. Ata janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.