Categories Lajme

“Ajsberg” zbulon si prokurorja e Elbasanit shkeli ligjin duke dhënë 18 milionë lekë me një firmë

Emisioni “Ajsberg” ka trajtuar mbrëmjen e sotme kalvarin e problemeve me të cilat ndeshet një subjekt i cili kërkon një vërtetim nga Prokuroria nëse ka ose jo procedim penal ndaj tij.

Gazetari Artur Çani u shpreh se mungesa e një vërtetimi të tillë, të pamundëson që të hysh në garë për tendere të ndryshme, ndonëse mudn t’i plotësosh të gjitha kushtet e tjera.

“Për të fituar një tender duhen shumë gjëra, së pari ta kesh mirë me Ramën, pasi ai të bën që të ikësh nga një tendër, por edhe që ta fitosh. Që ta fitosh duhet të plotësosh disa kushte. Për këtë ka edhe disa Rama të tjerë, si vërtetime të ndryshme nga drejtori të ndryshme për taksat, Prokuroria, Gjykata etj.

Para pak ditësh shkova në Prokurorinë e Tiranës, për të marrë një vërtetim nëse një subjekt ka probleme me drejtësinë apo jo.

Për të marrë një vërtetim të tillë në Prokurorinë e Tiranës është fare e thjeshtë.

Por nëse kjo letër mungon, pavarësisht gjithçkaje, ti skualifikohesh, edhe nëse je më i miri në botë. Ai u shpreh se ndonëse kjo për të rezultoi e thjeshtë, për disa tjerë ka rezultuar e pamundur”, – tha drejtuesi i “Ajsberg”.

Më tej ai shtoi: “Për të vërtetuar nëse ky subjekt është sorrollatur ose jo “Ajsberg” ka kërkuar arsyen për mospajisjen me vërtetimin përkatës, të shoqërisë. Edhe ne u sorrollatëm jo pak.

Pas kësaj kërkese ka ardhur përgjigjja sipas të cilës në ngarkim të shoqërisë në fjalë, kishte një çështje penale, e cila nuk ka marrë përgjigje të formës së prerë.

Në kushte të tilla, nuk mund të lëshohej një vërtetim i tillë“.

“Ajsberg”, tregoi kalvarin e problemeve të hequr, për të marrë një intervistë me prokuroren Armanda Xhaferri, e cila nga fundi i dhjetorit 2018 deri në fillim të janarit 2019, ka nxjerrë lloj lloj arsyesh për të mos u përballur me gazetarët.

Por ndërsa gazetarët vendosën që të qëndronin në prokurori nga mëngjesi në darkë, për të pritur hyrjen apo daljen e kësaj prokurorje, një zotëri është paraqitur tek ata, i cili e akuzonte prokuroren për një aferë prej 18 milionë lekësh për rrugën nga Ura e Shkumbinit deri në Gjinar.

“Në një lokal ishin rreth 3 veta që thonin që ne si ekspertë morëm 18 milionë lekë (të vjetra), njëri thoshte 2 një 3 e një 4. Ata thonin jo jepja ti, jo jepja ti. Ata prezantoheshin si ekspertë, të cilët thonin se e kishin nxjerrë sikur e donin. Unë bëra një kërkesë nëse janë dhënë 18 milionë apo jo. Unë bëra kërkesë si një tatimpagues i paguar. Mua më erdhi përgjigja, ku nuk më tregonin nëse janë dhënë apo jo këto para, më thoshte që duhet të bëja kallëzim për dyshim. Unë bëra kallëzim penal ndaj Armanda Xhaferrit për abuzim me detyrën”, – tha ndër të tjera paditësi.

Më tej ai shtoi: “Pas kallëzimit penal, më erdhi përgjigjja se kjo nuk është vepër penale e se unë mund të ndjekja rrugët e tjera të drejtësisë. Për këtë unë bëra disa kallëzime në Gjykatat e tjera si ajo e Shkallës së Parë etj.”

Sipas tij, Gjykata e Shkallës së Parë ende nuk i ka dhënë një përgjigje.

Më tej ai shtoi se sipas parashikimeve ligjore, nuk paguhet më shumë se 40 mijë lekë për një ekspertim plus dietat.

“Ajsberg” zbuloi marrëveshjen se si kjo prokurore me një firmë i ka dhënë 18 milionë lekë një firme tjetër për një akt ekspertimi, ndër të cilat 15 milionë ishte pagesa, plus 3 milionë TVSH, por sipas ligjit asnjë ekspertizë nuk mund të kalojë shumën 400 mijë lekë të vjetra.

Por “Ajsberg” ka këmbëngulur për intervistën me prokuroren në fjalë, por ka kaluar një kalvar problemesh, të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME