Categories Lajme

“Akoma gjallë kjo rruspije?”, Mustafa Nano sherr me Armand Shkullakun

Analisti Mustafa Nano dhe gazetari Armand Shkullaku janë përplasur gjatë emisionit “Opinion” ku po disktuhej rreth mesazheve që Kryeministri Edi Rama kishte shkembyer me studentet e Inxhinerisë së Ndërtimit.

Studentja i ka lexuar mesazhet gjatë emisionit ”Opinion”, ndërkohë që Nano dhe Shkullaku janë shkëmbyer replika të forta me njëri-tjetrin.

Gjatë debatit, Mustafa Nano ka thënë se në mesazhe nuk kishte as gjë të tepruar, ndërkohë që ka paralelizuar me kohën e kur qeveriste Berisha dhe ku femrat janë quajtur si “lavire bulevardi”.

Por komenti i tij është quajtur si pa lidhje nga gazetari Shkullaku, i cili ka kujtuar kohëne Enver Hoxhës, i cili ka ofenduar Musine Kokalarin teksa ka thënë se: “Akoma gjallë kjo rruspije”.

Por pas këtyre replikave tonet janë ngritur dhe Nano ka thënë se dëshira e tij është që studentët ta rrëzojnë Edi Ramën, ndërkohë që është përplasur me Shkullakun të cilin e ka quajtur si “taleban”.

Replikat

Nano: Nuk ka asgje te teperuar ne mesazhe. Të shoh të karikuar sot Shkullak edhe në mbrojtje të femrave, por femrat këtu janë fyer dhe janë quajtur kurva bulevardi.

Shkullaku: Për Muçin do bëjë një parantez, sa herë del ai, kemi pjesën e Berishës që të bie rehat ai dhe pastaj të flasim për temën e ditës. E di çfarë I ka thënë Ever Hoxha Musine Kokalarit?

Fevziu: Ende gjallë kjo rruspije?

Nano: Po ç’lidhje ka kjo?

Shkullaku: Po ç’lidhje ka kjo me ç’ka thënë Berisha?

Nano: Berishën na e nxjerr Fevziu çdo natë. O Shkullak je në pozita talebani tani.. Nuk më bëhet vonë fare për Ramën, unë dua që studentët ta rrëzojnë Ramën. Ti do që studentët të rrëzojnë ramën dhe vetëm kaq.

Shkullaku: Ti nuk e di se çfarë mendoj unë dhe këtë taleban, qëtësohu dhe mos bëj sikur revoltohesh…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME