Categories Kuriozitete

Si është ta kesh partneren 20 vite më të madhe se veten

Marrëdhëniet me diferencë të madhe në moshë duket se janë bërë diçka e zakonshme. Edhe pse ndoshta dëgjojmë përditë lidhje të tilla, sërish diçka na bën përshtypje tek këto romanca. 6 burra në fakt kanë treguar për “Cosmopolitan” historitë e tyre me gra më të mëdha se vetja. Lexoni më poshtë rrëfimet e tyre:

U lodha nga shakatë e mamasë
“Unë kam pasur një marrëdhënie me një grua të mrekullueshme që ishte dyfishi i moshës sime. Unë isha 25, ndërsa ajo 50. Ajo kishte kaluar një jetë të tmerrshme, një martesë abusive, kishte 3 fëmijë të rritur, dy ishin më të mëdhenj se unë dhe silleshin aq keq me të. Ne krijuam një jetë së bashku, themeluam një biznes të suksesshëm, blemë dy 2 shtëpi, 3 makina luksoze dhe një jaht. Pra kishim një jetë të mirë, por unë nuk isha i lumtur. Mosha nuk është vetëm një numër, ajo tregon shumë diferenca mes çiftit. Unë u lodha nga shakatë e mamasë dhe çmendesha komplet kur atë e vizitonin fëmijët e saj, pasi ata silleshin shumë keq me të. Seksualisht ishim super në fillim, por gjërat ndryshuan me kalimin e kohës, kur ajo kaloi në menopauzë. Ajo nuk ishte më e interesuar për seksin dhe unë isha vetëm 30 vjeç. Ne filluam të flinim të ndarë pasi ajo kishte dhimbje shpine. Unë u kujdesa shumë për të, por pas 13 vitesh së bashku unë i thashë që duhet t’i ndanim rrugët tona. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Ajo u shkatërrua plotësisht. Mosha ka rëndësi shumë. Mos filloni një lidhje me një grua në moshë më të madhe se ju nëse nuk jeni i sigurt për ndjenjat për të”,-rrëfen një djalë.

Seksi me të është i mrekullueshëm
“E dashura ime është më e madhe se unë. Diferencat kryesore mes nesh janë financat dhe karriera. Ajo ka një karrierë të sukseshme ndërsa unë jo. Gjëja e parë që kam vënë re tek ajo është se: partnerja ime që është 9 vite më e madhe se unë, di çfarë dua unë në shtrat. Ajo thjesht më kënaq mua. Ana negative e lidhjes me të është se ajo ka bërë një sërë gjërash në jetë dhe pret që edhe unë të jem në nivelin e saj. Është kaq frustruese”,-një tjetër rrëfim.

Unë kam më shumë eksperinca se ajo
“Gruaja ime është 10 vite më e madhe se unë. Ne kemi 14 vite së bashku. Për çudi, ajo është më naïve dhe unë kam pasur më shumë eksperienca në jetë se ajo. Ne kemi një martesë të mrekullueshme”,-rrefehet një burrë i lumtur.

Nuk ka asnjëherë drama
“Unë jam 21 vjeç, ndërsa gruaja me të cilën po shoqërohem është 25 vite më e madhe se unë. Ne jemi bashkë qëkur unë isha 18 vjeç dhe kam ndërmend t’i propozoj vitin që vjen. Ne nuk diskutojmë dhe as nuk zihemi asnjëherë. Ajo nuk bëhet xheloze dhe ka besim tek unë. Ajo është e matur dhe nuk bën skena dramatike. Fatkeqësisht, prindërit e mi nuk janë dakord me vendimin tim, dhe nuk më flasin. Familja e saj është e mrekullueshme. Ajo ka fëmijë më të mëdhenj se unë. Ishte pak e çuditshme në fillim t’i takoja, por tani i ndjej si familje. Seksualisht nuk ka limite. Argëtohemi aq shumë, sa mund të kryejmë marrëdhënie seksuale 10 herë në javë”,-rrëfen një djalë i dashuruar.

Në shtrat nuk kënaqeshim
“Ne qëndruam së bashku për 5 vite dhe ajo ishte 15 vite më e madhe se unë. Ajo kishte probleme me vetëvlerësimin dhe kjo gjë nuk e lejonte lidhjen tonë të funksiononte. Pastaj edhe në shtrat nuk kënaqesha asnjëherë dhe kështu i dhashë fund asaj marrëdhënie”,-një tjetër rrëfim.

Kur e mendova më gjatë, u ndava
“Unë kam qenë i lidhur me një grua 12 vite më të madhe se vetja. Lidhja jonë zgjati 2 vite. Unë isha 26 vjeç ndërsa ajo 38 kur ne u njohëm. Ishte e mrekullueshme sepse unë e doja vërtet dhe ajo më donte vërtet. Gjithsesi, nuk funksionoi rrugës. Pas 10 vitesh ajo do të ishte 48 ndërsa unë 36 dhe do të isha gjatë gjithë kohës duke e “kritikuar” që të sillej si një vajze e re. Nëse unë do të isha 42 dhe ajo 48 nuk do të ishte një diferencë e madhe. 4-7 vite është diferencë e pranueshme për mendimin tim. Por aq sa kishim ne, nuk mund ta vazhdoja më tutje”,-rrëfen një tjetër djalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 30 Maj 2024

Dashi Sot është një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Shfrytëzojeni pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

ZBULIMI/ Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin e piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mendojnë se kanë zgjidhur misterin e mënyrës se si 31 piramida, përfshirë kompleksin e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 19 Maj 2024

Dashi Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Maj 2024

Dashi Këtë ditë duhet të mendoni që të ndryshoni garderobën tuaj: rrobat që nuk i…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Maj 2024

Dashi Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat…

LEXO ME SHUME