Categories Lajme

Aksi Orikum-Dukat/ Rama poston pamjet nga kantieri: Gati për të hapur qarkullimin e automjeteve në një segment

Një segment i aksit të ri Orikum-Dukat është gati për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar pamjet nga rruga e re, si dhe punimet që po kryhen në kantier.

Kreu i qeverisë thekson se kjo vepër do të lehtësojë aksesin drejt bregdetit të jugut dhe do i shërbejë sektorit të industrisë e turizmit.

“Kantieri i aksit të ri Orikum-Dukat, ku jemi gati për të hapur qarkullimin e automjeteve një segment të këtij aksi, ndërkohë që vijon me intensitet puna në të gjithë gjatësinë e tij. Punimet kanë pasur progres të ndjeshëm në këtë vepër, e cila e plotëson gjerdanin infrastrukturor që nis nga Bajpasi i Fierit deri në Palasë, duke lehtësuar kështu aksesin drejt bregdetit të jugut, që me përfundimin e Tunelit të Llogarasë do të jetë një fuqi e re për industrinë e turizmi”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME