Categories Lajme

Aksi rrugor Orikum-Dukat do të rehabilitohet, gjeneron zhvillimin e turizmit

Vitin e kaluar, Shqipëria përjetoi sezonin më të mirë turistik jo vetëm në aspektin e rritjes së numrit të turistëve që vizituan vendin apo të të ardhurave të gjeneruara nga ky turizëm, por dhe për sa i përket interesit të investitorëve të huaj për realizimin e projekteve të dimensioneve të mëdha dhe me rëndësi strategjike për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe turistik të vendit, kryesisht në zonën jugore.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku tha sot në Kuvend se viti 2018 vërtetoi që strategjia e Qeverisë Rama për nxitjen dhe zhvillimin e industrisë së turizmit vazhdon të japë frytet e saj, duke i sjellë Shqipërisë jo vetëm të ardhura nga  kjo industri, por edhe impakt e njohje ndërkombëtare falë numrit të lartë të vizitorëve të huaj që zgjodhën Shqipërinë si destinacion turistik.

“Megjithatë, strategjia e turizmit nuk mund të zbatohet e izoluar. Zhvillimi i turizmit nuk mund të konceptohet asnjëherë i ndarë nga zhvillimi i infrastrukturës. Plani jonë ambicioz dhe intensiv për përmirësimin e infrastrukturës rrugore ka në fokus sidomos ato akseve që çojnë drejt atraksioneve turistike të vendit”, tha ajo.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, në seancën plenare të Kuvendit, theksoi se, “aksi rrugor Orikum-Dukat, pjesë e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Fierit me Sarandën, është një segment i cili duhet t’i nënshtrohet rehabilitimit për shkak të gjendjes së përkeqësuar dhe pamundësisë për të përballuar fluksin e madh të automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit të verës”.

Mbështetur në këtë nevojë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar kontratën e koncesionit/PPP për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – Bypass Orikum – Dukat”, theksoi ministrja.

ndërsa shpjegoi se, kjo kontratë parashikon ndërtimin e aksit të ri, i cili kategorizohet tërësisht në rrugë të tipit C2, si dhe të 3 veprave të artit sikurse janë 3 urat që parashikohet të ndërtohen gjatë këtij segmenti.

“Ky segment do të përfshijë dhe Portin e Jahteve, një pikë e re strategjike, si dhe bypassin e Orikumit i cili do të lidhet me atë të Vlorës. Një përparësi tjetër e kësaj rruge është edhe lënia e hapësirës për zgjedhjen në një moment të dytë të formës së kalimit të Llogorasë, qoftë nëpërmjet tunelit ose përmes rrugës ekzistuese. Ndërsa, devijimet e planifikuara do të do të shkurtojnë rrugën ndjeshëm, duke eliminuar s dhe duke shmangur mjaft vështirësi në qarkullim”, – tha Balluku.

Sipas saj, kjo kontratë parashikon edhe mirëmbajtjen e rrugës ‘Orikum-Dukat’ bazuar në performancë.

“Ky model garanton kështu përmbushjen e objektivave dhe standardeve të cilësisë nga Partneri Privat, pasi ai ndërmerr riskun e disponueshmërisë së veprës. Gjithashtu, siguria rrugore në këtë aks do të mund të arrijë nivelet e kërkuara bashkëkohore”, – tha Balluku. e.xh.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pengmarrja e biznesmenit në Tiranë, lihen në burg 3 autorët! Avokati: Sula u kishte 60 mijë euro borxh, e morën për t’u sqaruar

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” dy vëllezërit Jurgen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosën një person pas sherrit, kapen në arrati 2 të dyshuarit!

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gjin Ndojit, GJKKO miraton kërkesën e avokatëve të Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrovic për provat!

Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shtetasve Behar Bajroviç e Edmon Preka, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama pritet në Romë nga kryeministrja Meloni!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare në Romë me homologen Giorgia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nesër protesta e PD-së, policia njofton masat e sigurisë: Ja cilat rrugë do të bllokohen

Policia e Shtetit ka njoftuar masat e sigurisë në lidhje me protestën e ditës së…

LEXO ME SHUME