Një ndihmës mësuese humbi jetën më 22 janar të këtij viti dhe është zbuluar se cfarë shkaktoi aksidentin tragjik. 20-vjeçarja Natalie Haywood u shpërqendrua nga një zog fazan dhe u përplas me një pemë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli të jetonte.
Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Lincs, Angli u zhvillua një hetim nga policia. “Shkaku i vdekjes ishin lëndimet e shumta. Ajo ishte duke udhëtuar për në jug lindje në atë kohë. Mundësitë më të mëdha janë që një fazan ose kafshë tjetër i shkaktuan përqendrim”, tha hetuesi Mark Brown.

