Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete, kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve shtetas gjermanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, mes tyre edhe një kamper me turistë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve shtetas gjermanë. Të plagosurit janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa fatmirësisht mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor, i cili gjatë kësaj periudhe është mjaft i frekuentuar nga pushuesit që udhëtojnë drejt jugut të vendit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME