Categories Lajme

Humbi jetën në aksident në Lushnjë gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë, viktima është vëllai i zv/ministres së Mjedisit!

I riu që humbi jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në Lushnjë, vetëm pak pas incidentit para Komisariatit dhe gjatë ndjekjes policore, rezulton se është vëllai i zv/ministres së Mjedisit, Elda Xhumari.

Policia vendore konfirmoi sot rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes fatale ku humbi jetën 43-vjeçari Ernin Xhumari, 43 vjeç, nga Tirana.

Mësohet se ai është njëkohësisht vëllai i zyrtares së lartë, kurse motivet për shkakun pse ai ka krijuar shqetësimet para Komisariatit me lëvizje të çrregullta me makinën e tij “Benz Mercedes” dhe duke ulëritur, mbeten ende të panjohura.

Policia tha se duke e ndjekur Patrulla, te rrethrrotullimi i plasmasit, ai është përplasur me bordurën dhunshëm në shpejtësi, duke gjetur vdekjen. Më parë nuk i ishte përgjigjur thirrjes për ndalim teksa pa Patrullën dhe iku me mjetin e tij nga vendngjarja.

Hetimet janë ende aktive, për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë, teksa po pyeten edhe efektivët e Patrullës dhe ata që Sallës Operative.

Njoftimi i Policisë Lushnjë:

“Rreth orës 01:45, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë.

Në këto kushte, salla operative ka njoftuar Patrullën e Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet, për t’u afruar në Komisariat, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe arsyen e sjelljeve të tij Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit, automjeti  është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën. “Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sqaroi policia.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME