Categories Lajme

Aksident i rëndë në Berat, katër të plagosur në luftë për jetën

Një a ksident i rëndë ka ndodhur në aksin Berat-Dimal, në vendin e quajtur Moravë. Një mjet furgon mallrash, tip “Benz”, me targa AA 297 TH, ka devijuar në përpjekje për të parakaluar dhe është p ërplasur me një automjet tip “Hunday”, me targa AA 993 XI, ku udhëtonte një familje e tërë.

Si pasoj e këtij aksidenti janë plagosur katër pjesëtarët e familjes Bilbili: Resmi Bilbili që ishte drejtuesi i Hundait, bashkëshortja e tij Gjenovefa dhe dy fëmijët e çiftit: djali Riza dhe vajza Pamela.

Drejtuesi furgonit, 30-vjeçari Valter Belishaku është shoqëruar në polici, ku po jep edhe deklarimet në lidhje me aksidentin e rëndë. 4 pjesëtarët e familjes Bilbili, të gjithë të p lagosur rëndë, janë transportuar me ambulanca me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Burimet spitalore bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes Bilbili janë në terapi intensive në Repartin e Reanimacionit në Spitalin Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë. Burimet e para policore nga vendngjarja pohojnë se dyshohet që shkak për a ksidentit e rëndë ka qenë lagështira në rrugë, shpejtësia e drejtuesit të furgonit dhe parakalimi i tij i gabuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME