Categories Lajme

475 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Regjistrohen 475 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit .Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3244 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki:

198 qytetarë në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Korçë, Dimal, nga 6 qytetarë në Lezhë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Mallakastër, Tropojë, Has, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 1 qytetar në Cërrik, Poliçan, Kuçovë, Kolonjë, Devoll, Maliq, Finiq, Konispol, Delvinë, Selenicë, Patos, Roskovec, Dibër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe.

Janë 7360 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, 1 qytetar nga Kolonja 68 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 68 vjeçe, 1 qytetar nga Berati 70 vjeç,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 164,524 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME