Categories Lajme

Mercedesi luksoz del nga rruga dhe përfundon në dyqan, shoferi “ia mbath” pas aksidentit

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Ka qenë një mjet tip Mercedes Benz ML që po lëvizte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një dyqan.

Përplasja është e fuqishme dhe me dëme të mëdha materiale, në dyqanin ku u përplas mjeti dhe vetë Mercedesi, shkruan newsbomb.al. Fatmirësisht, duke qenë se ora ka qenë 03.35 e mëngjesit, çdo gjë ka qenë mbyllur dhe nuk ka pasur këmbësor. Aksidenti ka ndodhur pranë shkollës “At Zef Pllumi”.

Edhe personat që ndodhen në mjet duket se nuk janë lënduar, mirëpo, pas përplasjes ata dalin përsëri me makinë nga dyqani dhe largohen, edhe pse Mercedes Benz ML-ja, duket me gomat e shkatërruara nga përplasja në trotuar. Nga Policia e Tiranës nuk ka ende njoftim për ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME