Categories Lajme

Aksident i rëndë në Fier, 2 persona humbin jetën

Aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Levan, ku humbën jetën dy persona. Burime bëjnë me dije se një banore e zonës i ka identifikuar personat që humbën jetën si Ndue dhe Pashkë Preçi, nga fshati Shtyllas, të cilët ishin duke shkuar te vajza e tyre në fshatin Qarr.

Mjeti tip “Toyota” me të cilin çifti udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës, nga ky Policia dhe zjarrfikësit nxorën më pas trupat e pajetë të tyre. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, ndërkohë që hetimet vijojnë ende nga ana e Policisë.

Njoftimi i Policisë i dhënë sot për aksidentin: Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME