Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Nga informacionet mësohet se në afërsi të fshatit Dishnicë, një makinë është përplasur me një kamion, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i makinës.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital me dëmtime të rënda.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
