Categories Lajme

“Helmimi i 30 nxënësve në Fier”, Drejtoresha e shkollës: U hodh një lëndë nga një minoren, rasti i përsëritur

Drejtoresha e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pak minuta më parë, ku 30 nxënës kanë shfaqur shenja helmimi e janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Ajo konfirmoi se në shkollë është hedhur një lëndë ende e papërcaktuar nga një nxënës, situatë kjo e përsëritur për herë të dytë.

“Jemi shumë të shqetësuar, është hedhur një lëndë, nuk po gjendet se çfarë, edhe ekspertët nuk e kanë gjetur ende se çfarë është. Kjo shkakton djegie dhe gjendje debulese”, tha ajo ndërsa shtoi, “E njëjta situatë ka ndodhur edhe para 3 ditësh, ndodhi sërish sot, është një rast i përsëritur. Fëmija që e hodhi është minoren, policia po merret me të, ai është një fëmijë që e ka përjetuar keq”,- sqaroi ajo.

Ndërsa në lidhje me deklaratën e nxënësit për një eksperimet të mundshëm, drejtoresha deklaroi se ju kishin thënë pikërisht ashtu që të mos krijonin më shumë panik se sa kishte krijuar vetë ngjarja.

Unë po them që situatua është menaxhur nga gjithë stafi, nxënësve ju thamë që është provë, erksperimet që të mos traumatizoheshin e të mos përhapnin më shumë panik”, deklaroi ajo ndër të tjera. (m.a/BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME