Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kurtin të Lushnjes. Bujar Dingozi, 60 vjeç, ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë në vend.
Sipas të afërmve, 60-vjeçari vuante nga sëmundje të zemrës, dhe dyshohet se ai ka pësuar atak kardiak.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e aksidentit.
