Categories Lajme

Moti i keq/ Shembet shtëpia e ciftit në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë

Gjatë natës së kaluar, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në dy banesa në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, si dhe dëmtime (shkarje) të rrugës kryesore që lidh disa fshatra të njësisë administrative Sevaster.

Si pasojë e shkarjes së dherave, një prej banesave është shembur plotësisht, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime të rënda.

Banorët tregojnë momentet e frikshme të shembjes së shtëpisë. Një 70-vjeçare rrëfen se rreth orës 02:00 të mëngjesit, muri i banesës u shemb papritur për shkak të masës së madhe të dherave që rrëshqitën nga shpati.

“Në orën 01:30 dëgjova krisma, dola jashtë, por nuk pashë gjë. Në orën 02:00, ndjen djali dhe më thotë ‘ra muri o ma’. Dolëm menjëherë dhe nuk dinim çfarë të bënin, çfarë të merrnim nga shtëpia.  Shtëpia ime u dëmtua totalisht. Nuk e dimë ku të qëndrojmë sonte. S’kemi njerëz të afërt këtu. Jetoj me burrin dhe me djalin.

Djalin e kam të sëmurë dhe nuk flet dot”, shprehet zonja me lot në sy. Ajo thotë se aktualisht nuk ka asnjë mundësi strehimi dhe apelon për ndihmë nga bashkia.

Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Ballaj flet për situatën në këtë zonë, duke thënë se dy banesa janë dëmtuar dhe se është bllokuar rruga nga shkarja e tokës.

Nga ana tjetër, pritet reagimi i autoriteteve vendore lidhur me situatën dhe masat që do të merren për strehimin e familjeve të prekura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME