Categories Lajme

‘Burgjet’/ Komisari ndërron jetë pas sëmundjes së rëndë, Qose: Boshllëk në zemrat tona

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose për mes një postimi në llogarinë e tij në rrjete sociale ka ndarë një lajm të trishtë.

Pasi punonjësi i rolit të mesëm pranë QSB-së, Komisar Ilia Kaliopi, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në banesën e tij, pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai u shpreh ngushëllime familjarëvë të Kaliopit: “Ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes, vajzës dhe gjithë familjes së tij. Zoti u dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.”

“Qoftë i përjetshëm kujtimi yt dhe i lehtë dheu që të mbulon”, përfundon Klevis Qose.

Postimi i plotë:

Lamtumirë, Komisar!

Ikja jote e parakohshme nga kjo jetë lë një boshllëk të thellë në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin të të njohin dhe të punojnë pranë teje. Me përulësi, korrektësi dhe profesionalizëm, le pas një emër të nderuar dhe një kujtim që do të jetojë gjatë në kohë.

Edhe pse vetëm pesë vite në sistemin penitenciar, Komisar Ilia Kaliopi u dallua për përkushtimin, sjelljen njerëzore dhe seriozitetin në detyrë, duke fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve dhe eprorëve.

Punonjësi i rolit të mesëm pranë QSB-së, Komisar Ilia Kaliopi, u nda nga jeta ditën e djeshme në banesën e tij, pas një sëmundjeje të rëndë.

Ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes, vajzës dhe gjithë familjes së tij. Zoti u dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Qoftë i përjetshëm kujtimi yt dhe i lehtë dheu që të mbulon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME