Categories Lajme

Tre persona të bllokuar prej orësh në malet e Gramshit, Policia niset për t’i gjetur

Një makinë foristradë me tre persona ka humbur kontaktet prej disa orësh në malet e Gramshit për shkak të motit të keq. Bëhet me dije se makina ka mbetur e bllokuar në në aksin rrugor Kukur–Rovje, në aty ku trashësia e dëborës në këtë segment arrin mbi 60 centimetra, duke e bërë rrugën të pakalueshme. Personat e bllokuar janë banorë të zonës, të cilët po ktheheshin nga puna e përditshme në fshatin Kukur drejt banesave të tyre në fshatin Rovje. Reshjet e dendura të borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë ende me intensitet të lartë.

Banorët e mbetur në rrugë kanë apeluar për ndihmë, ndërsa prej më shumë se dy orësh ka humbur çdo kontakt me ta. Të shqetësuar për gjendjen e tyre, banorë të fshatit janë nisur në këmbë për t’i gjetur dhe për t’u ardhur në ndihmë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. Situata në zonë paraqitet kritike, pasi prej mëngjesit mungon edhe energjia elektrike, ndërsa rrugët janë të bllokuara. Kërkohet ndërhyrje urgjente e strukturave përkatëse për hapjen e rrugës dhe shpëtimin e personave të bllokuar. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reagaur edhe Policia dhe Shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë nisur grupe shpëtimi.

Njoftimi:

Pas marrjes së njoftimit për personat e bllokuar nga bora në aksin rrugor Kukur – Rovje, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Gramsh, z. Ilir Llapushi, ka bërë me dije se ekipet e shpëtimit janë nisur menjëherë drejt zonës.

Sipas tij, trashësia e dëborës është shumë e madhe dhe automjetet nuk mund të avancojnë, ndaj ekipi i shpëtimit po vijon misionin në këmbë. Deri në këto momente nuk ka asnjë kontakt me personat e mbetur të bllokuar në dëborë. Ndërkohë, banorë të zonës janë nisur gjithashtu për të ndihmuar në kërkime, ndërsa kushtet atmosferike vijojnë të jenë të vështira. Prej orëve të mëngjesit zona përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike, çka e bën situatën edhe më problematike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut

Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Divjakë/ U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, 6 në pranga

6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO\ “Beach bar” pa leje në Karaburun/ Nis shembja e objektit, në pranga njëri prej ndërtuesve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME