Categories Lajme

Aksident i rëndë në Maliq, plagoset 80-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një 80-vjeçari me inicialet A.A., ka ndodhur këtë mbrëmje në Maliq.

Burime bëjnë me dije se i moshuari u përplas nga një makinë teksa drejtonte një karrocë të tërhequr me kafshë pune.

I moshuari që u dëmtua në aksident është dërguar në spital. Gjendja e tij aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa me drejtuesin e makinës me inicialet A.K., 27 vjeç, po kryhen veprimet procedurale nga policia.

Detaje nga policia: 

Më datë 16.11.2022, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Gollobërdë, Maliq, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME