Categories Lajme

E gjeti vetëm në shtëpi/ 11-vjeçarja përdhunøhet nga miku i të atit

Një 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksuālisht nga një mik i babait të saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Familja nga Saranda, që i përket komunitetit rom jetonte me qira në Tiranë.

Autori 55-vjeçar është shoku i babait të viktimës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ai ka shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm 11-vjeçaren, ka kryer abuzimin me dhunë ndaj saj.

Vajza më pas u ka treguar ngjarjen prindërve, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Shtetasi me iniciale A.T. është arrestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj tij.

Flet babai:

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ditën e sotme, ku një 11-vjeçare u abuzua seksualisht.

Gazetarja Dorjana Bezat, ka kryer një intervistë per Top Channel me babanë e të miturës, për të cilën tha se është e traumatizuar dhe e frikësuar.

Ai tha se Terollin e njeh prej shumë vitesh dhe nuk kishte vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai.

Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.

Si e morët vesh abuzimin?

Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.

Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?

E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME