Categories Lajme

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Prishtinë , plagosen tetë persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë ku janë plagosur plot tetë persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë shkatërruar pothuajse totalisht.

Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po marrin trajtimin mjekësor.

“Rreth orës 02:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje, ndodhen forcat e policisë që po merren me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur në një orar ku nuk ka pasur qarkullim të shtuar nëpër rrugët e kryeqytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta administratorin te “Syri i Kaltër”

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin!

Gjykata e Shkodrës ka lënë në qeli 64-vjeçarin, Shtjefën Ziçi i cili vrau me armë gjahu bashkëshorten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME