Categories Lajme

Aksident i rëndë në Shkodër, vdes 50-vjeçari që udhëtonte me biçkletë, plagosen rëndë 2 shoferët (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekjen dhe dy të plagosur rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth 2 orë më parë në lagjen Kiras, ku sipas informacioneve paraprake një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Deri tani nuk janë bërë të ditura identiteti i viktimës

Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, kur për pasojë një 50-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë ndërroi jetë.

Siç shihet në pamjet nga kamerat e sigurisë, aksidenti ka ndodhur në orën 7:55. Një person me biçikletë shihet që po ecën në anë të rrugës, ndërsa paralel me të edhe një furgon, më pas ndodh edhe përplasja fatale me një makinë që vinte paralel.

Përplasja tepër e fortë çoi në humbjen e jetës së personit që ishte në biçikletë dhe plagosjen rëndë të dy shoferëve të makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik në Shkodër, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën mëngjesin e së enjtes.

“Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit”- njoftoi policia.

 

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME