Categories Lajme

Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë sot një mesazh të fortë gjatë një takimi në Sarandë, pas arrestimeve të disa drejtuesve dhe punonjësve të policisë të dyshuar për favorizim të ndërtimeve pa leje.

Hita u shpreh se askush nuk është mbi ligjin dhe se uniforma e Policisë së Shtetit nuk do të përdoret kurrë si mburojë për paligjshmërinë. Theksoi se është i vendosur të largojë nga radhët e policisë çdo punonjës që bashkëpunon me shkelësit e ligjit, pavarësisht gradës apo funksionit që mban.

Sipas tij, arrestimi i efektivëve në një nga komisariatet më të rëndësishme të vendit është një ngjarje e rëndë që cenon besimin e qytetarëve te shteti dhe drejtësia.

“Kur një punonjës policie apo agjencie ligjzbatuese devijon nga ligji, nuk dëmtohet vetëm institucioni, por cenohet besimi i qytetarëve te shteti dhe te drejtësia. Pikërisht për këtë arsye, reagimi ynë duhet të jetë i menjëhershëm, i fortë dhe pa asnjë kompromis”, deklaroi kryepolici.

Më tej, nënvizoi se ndërtimet pa leje dëmtojnë zhvillimin urban, pronën publike dhe private, por edhe imazhin turistik të Sarandës, ndërsa kërkoi bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit, IMT-së, IKMT-së dhe pushtetit vendor për të parandaluar raste të tilla.

Hita paralajmëroi zero tolerancë ndaj paligjshmërisë në prag të sezonit turistik, duke nënvizuar se policia do të jetë në terren për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe kontrollit të territorit.

Në fund të fjalës së tij, u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi apo neglizhence nga punonjësit e policisë, ndërsa garantoi se çdo shkelës do të përballet me drejtësinë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME