Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Nga raportimet paraprake bëhet me dije se dy automete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë janë plagosur 5 persona.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo si paraqitet gjendja e të plagosurve. Priten zhvillime të mëtejshme në vazhdim.
