Categories Lajme

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, humbin jetën dy turistë italianë, plagosen edhe dy të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në aksin Sarandë-Ksamil, ndërsa raportohet për dy persona të vdekur.

Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ndërsa viktimat janë dy turistë italianë.

Po ashtu raportohet se ka edhe dy persona të plagosurit, shtetasit M. R vjeç dhe E. Rr. 17 vjeç, te dy nga Saranda.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Automjeti tip Mercedes benz ka qen me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil -Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME