Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Levan. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë, një prej automjeteve ka përfunduar në kanal në anë të autostradës. Nga aksidenti mbetën të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spital. Shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
Categories
Lajme
Aksident në autostradën Vlorë-Levan, dy të plagosur
