Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor.
Shoferi është larguar nga vendngjarja. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital. Ende nuk dihet gjendja e tij.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
