Categories Lajme

Aksident në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar, shpëton për mrekulli vajza e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 23-vjeçari shqiptar Edi Berisha, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Nuvolerë.

Raportohet se Berisha po drejtonte një automjet tip Renault Clio, ku së bashku me të ishte dhe vajza e tij 1-vjeçare, e cila për fat të mirë i ka shpëtuar aksidentit.

Ajo menjëherë u dërgua në spital ku dhe po merr ndihmë mjekësore.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, i riu shqiptare ka kaluar në korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos. Në atë moment po vinte një kamion ku dhe janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur dhe shoferi i kamionit. Ndërkohë autoritetet po merren me hetimin e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME