Categories Lajme

Aksident në Korçë, trajleri përplaset me makinën, ndërron jetë polici kufitar (PAMJET)

Përplasen dy automjete në Korçë. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në afërsi të fshatit Neviçisht të Korçës, ku një makinë dhe një trajler janë përplasur. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Ilirjan Duni, oficer i Policisë së Pikës Kufitare Goricë, i cili kishte mbaruar shërbimin.

Ndërkohë shoferi i trajlerit Vasillaq Çinoku është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME