Categories Lajme

“Nusen e gjetëm në bodrumin e një shtëpie, djalin e zuri një pjesë që rrëshqiti nga kodra”, familjari jep detaje nga tragjedia me 2 viktima në Pejë

Një anëtar i familjes Ademaj ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë që ndodhi ditën e shtunë, ku nga vërshimet humbën jetën dy familjarë të tyre, nëna bashkë me djalin e saj.

Ai ka thënë se nga vërshimet një pjesë e kodrës ka rrëshqitur duke e zënë kështu djalin 5 vjec, transmeton Telegrafi. Ai tha se nusen e tyre e kanë gjetur në një bodrum në një shtëpi.

“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari për kp.

Vërshimet në Pejë morën jetën e dy qytetarëve, ndërsa u lënduan dhe disa tjerë.

Po ashtu, u shkaktuan dëme të shumta materiale. Lidhur me vërshimet në qytetin e Pejës ka pasur reagime të shumta, ndërsa krerët e shtetit kanë ofruar gjithë mbështetjen për qytetarët në Pejë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME