Një aksident është regjistruar tek kryqëzimi i Rrilës në Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se nga të dhënat paraprake flitet për të lënduar. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë.

