Categories Lajme

Aksident në Lushnje, makina e drejtuar nga 28-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën në Bypassin e Lushnjes, ku një person ka humbur jetën.

Mësohet se viktima, rreth 65-vjeç është përplasur teksa tentonte të kalonte rrugën, nga një automjet që drejtohej nga shtetasja A. J., 28 vjeçe. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME