Categories Lajme

Aksident në Lushnje-Rrogozhinë/ Përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe një prej tyre ka marrë flakë menjëherë pas goditjes.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Ford ka goditur fuqishëm nga pas një BMW X5. Nga forca e madhe e përplasjes, mjeti Ford ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka marrë flakë pothuajse në çast. Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin brenda pak minutash.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga asnjëri prej dy mjeteve. Shoferët dhe pasagjerët kanë dalë në kohë nga automjetet.

Sipas specialistëve të zjarrfikëses, shkaku kryesor i zjarrit ka qenë shkëndija në bateri nga goditja e fortë, ndërsa më pas tubat e gazit janë çarë, duke ushqyer flakët me avujt e karburantit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi çantën me një shumë parash një gruaje në rrugë, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Një 52-vjeçar në Elbasan, pasi akuzohet për vjedhje. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet G.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë është skandali që çoi 33 vetë në masa arresti?

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe…

LEXO ME SHUME