Categories Lajme

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom.

Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë në afërsi të teqesë së Qatromit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.

Menjëherë pas njoftimit nga policia kufitare, në vendngjarje mbërriti ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë shtuar nga Policia Kufitare e Korçës, me qëllim jo vetëm evidentimin e emigrantëve të paligjshëm, por edhe identifikimin e personave që ndihmojnë këta shtetas për të lëvizur drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit. Kontrollet në zonë vijojnë, ndërsa emigrantët po dërgohen drejt Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME