Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e vjetër Lezhë-Laç. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në fshatin Manati, një automjet është përplasur me një ciklomotor dhe 3 fëmijë janë plagosur. Mësohet se fëmijët e moshës nga 13-15 vjeç janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë trajtim mjekësor, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Categories
Lajme
Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, plagosen 3 fëmijë
