Categories Lajme

Kërkon lirimin! Saimir Tahiri: Më rrezikohet jeta, këtu ka të dënuar të Lazaratit e Xibrakës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me burg.

Tahiri, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj për shpërdorim detyre, kërkon lirimin me pretendimin se ‘i rrezikohet jeta në burgun e Fierit’.

Ai thotë se po vuan dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme ku ndodhen dhe të dënuar të grupit të Lazaratit dhe Xibrakës të arrestuar gjatë kohës kur Tahiri ushtronte detyrën e ministrit.

“Tahiri ka mbajtur funksionin e ish-ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin”, thuhet në kërkesë.

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në rigjykimin e çështjes, në shkurt të këtij viti vendosi që të Tahiri ta vuajë dënim me burg.

Tahiri kërkon që ky vendim të pezullohet dhe të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, që në shtator 2019, caktoi ‘shërbim prove’ për ish-ministrin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME